Mbrojtësi më i shtrenjtë i Bayern Munich Dayot Upamecano është në qendër të vëmendjes. Francezi ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2026, por palët janë larg për rinovim.
Raportimet e fundit të “Bild Sport” janë vërtetë “tronditëse” për tifozët e bavarezëve. Në shtëpinë e Upamecanos në Mynih është evidentuar një furgon me targa franceze, i mbushur me mobilje.
Sipas raportimeve të mediumit në fjalë, “Upa” ka vendosur të largohet përfundimisht jo vetëm nga ekipi aktualë, por edhe Gjermania.
Raportohet se destinacioni në merkaton e janarit për 27-vjeçarin do të jetë Real Madrid. “Galaktikët” nuk kanë treguar konsistencë në prapavijë dhe arsyetojnë se mbërritja e Upamecanos jo vetëm do shtojë konkurrencën, por edhe do krijoi stabilitet.
Umzugswagen vor seiner Münchner Villa: Verrät dieses Foto etwas über die #FCBayern-Zukunft von #Upamecano?https://t.co/E814BROsSY
— BILD Sport (@BILD_Sport) December 16, 2025
