Java e 15-të e Bundesligës, u rezervua nga dy duelet e Mianz kundër St.Pauli dhe Heidenheim dhe Bayern Munich. Përballje këto të cilat dhuruan vetëm 4 gola.
''Makineri'' golash Bayern Munich në përballjen e tij në transfertë kundër Heidenheim. Edhe pse kjo e fundit kishte faktorin fushë nuk ia doli të bëntë asgjë përpara ''uraganit'' të Bayern Munich-it.
45 minutat e para ishin një fillim perfekt për ekipin e Vincent Kompany. Kjo pasi Josip Stanisic, shënoi golin e parë për skuadrën në minutën e 15-të, e po një tjetër gol u shënua dhe nga francezi Olise, në minutën e 32-të.
Në pjesën e dytë Heidenheim bëri shumë zëvëndësime me qëllimin e një ndryshimi rezultati por i pafat, pasi Luis Diaz i dhuron një tjetër gol në listë skuadrës së tij, në minutën e 86-të.
Në avantazhin e 3 gola Bayern Munich do të gëzonte plotësisht, por dhe më bindshëm kur dueli mbyllet më një tjetër tundje rrjete të rivalëve në minutën e 92-të, nga Harry Kane.
Ndërsa sfida e Mainz me St. Pauli nuk surprizoi shumë , kjo pasi asnjëra nga skuadrat nuk gjeti dot rrugën për tek porta e kundërshtarëve duke mbyllur duelin nën shifrat 0-0.
