Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", mesfushori bardheblu Ermal Meta.
“Të gjithë duhet të japim maksimumin. Është viti im i 3-të këtu dhe duhet të jem si një lider të themi. Neve na duhen pikët, duhet të luftojmë si sot apo javën e kaluar. Për këtë vit kemi edhe një ndeshje me Elbasanin, shpresoj që ta fitojmë.
Ku ndihem më mirë në fushë? Për mua është e rëndësishme të luaj mirë kudo, të fitojë Tirana. Në mbrojtje apo mesfushë, për mua nuk është e rëndësishme fare. Dëmtimi? Kam akoma disa gjëra të vogla, s’kam qenë aty ku duhet”, tha Meta.
