Sulmuesi anglez, Harry Kane i cili luan për ekipin e Bayern Munich ka shprehur vlerësimin maksimal për shokun e tij, të skuadrës Lenny Karl. Sipas sulmuesit anglez, 17-vjeçari Karl po luan në standartet të cilat skuadra bavareze i mban ndër vite.
Në një intervistë për mediat zyrtare të Bundesligës, Kane duke mos kursyer lavdet u shpreh se mesfushori ka cilësi të jashtëzakonshme, të cilat i kanë bërë “nder” edhe skuadrës.
“Lenny ka qenë fantastik deri tani. Ka cilësi të jashtëzakonshme, sidomos në hapësira të ngushta, dhe kontributi i tij është shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Kane.
Sipas 32-vjeçarit, shokui i tij i skuadrës, Karl është një “armë” mjaft e mirë për ekipe të cilat kanë një mbrojtje të saktë dhe shumë të vështirë për t’u rrëzuar.
“Shpesh përballemi me mbrojtje shumë të ulëta ose sisteme si 5-4-1, ku është e vështirë të gjesh hapësira. Lenny, falë shpejtësisë dhe aftësisë për të kaluar kundërshtarin, arrin t’i hapë këto hapësira. Në këtë aspekt më kujton shumë Jamal Musiala-n, sepse krijon epërsi numerike dhe na ndihmon të arrijmë më lehtë te gjuajtja”, ka përfunduar, sulmuesi anglez.
