Ka përfunduar dueli mes Union Berlin dhe RB Leipzig, i cili u mbylll me rezultatin 3-1, në favor të kryeqytetasve. Një ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të kampiontatit gjerman.
Asnjë surprizë në 45 minutat e para, por gjithçka ndryshoi në atë të dytën. Kjo pas një goli të parë, të cilin Oliver Burke shënoi në minutën e 57-të. Ndërsa nga ana e rivalëve iu deshën vetëm 3 minuta kohë që të barazonin shifrat, me një goditje në rrjetë të Tidiam Gomis.
Barazimi nuk mund të jetë kurrë vendimtar ndaj dhe dy ekipet “luftuan”, por në rezultat golash u përkthye vetëm paraqitja e Union Berlin. Ky i fundit i cili i bëri dhuratë vetes edhe 2 gola të tjerë.
1 nga Ilyas Ansah dhe i fundit i cili mbylli sfidën, akoma më bukur ishte shënimi nga ana e Tim Skarke në kohën shtesë, në përfundim të lojës. Duke finalizuar kështu një 93-minutësh me 3 gola për kryeqytetasit dhe vetëm 1 shënim nga Leipzig.
Me këtë paraqitje që Union Berlin bëri e lë Leipzig me 29 pikë, 8 pas Bayernit, i cili mund ta zgjerojë avantazhin e tij me një fitore në shtëpi ndaj ekipit të fundit Mainz të hënën.
