Ditën e sotme janë zhvilluar 5 ndeshje të vlefshme për javën e 11-të të Bundesligës gjermane. Në këto duele pati spektakël, teksa u shënua një total prej 22 golash.
Përballja më dinamike dhe interesante ishte ajo mes Bayern Munich dhe Freiburg, në të cilën bavarezët shënuan 6 herë.
Një barazim në shtëpinë për Dortmund, të cilët “ngecën” përballë Sttutgart, sfidë kjo, e cila përfundoi 3-3 Nën ritmin e 3-shit, ka qenë edhe sfidat mes Heidenheim dhe Borussia Monchegladbach. Kjo ndeshje përfundoi me shifrat 1-3.
Me të njëjtin rezultat fitoi në transfertë edhe Bayer Leverkusen kundër ekipit të Wolfsburg. Ndërsa Augsburgu edhe pse me 10 lojtarë, fitoi minimalisht 1-0 ndaj Hamburg.
Me përfundimin e këtyre ndeshjeve, vendi i parë vijon të donimohet nga Bayern Munich me 31 pikë ndërsa posht tij vjen Leverkusen me 27 të tilla.
