
Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Florian Wirtz. Bavarezët kërkojnë me doemos transferimin e tij gjatë merkatos së verës.
Drejtuesit po bëjnë gjati gjtihçka për të bindur rivalin e tyre, Leverkusen për të lënë të lirë futbollistin. Madje sipas mediave gjermane bëhet me dije se Bayern po bën gati ofertën e çmendur për 21-vjeçarin.
Bavarezët janë të gatshëm të shpenzojë deri në 100 milionë euro për shërbimet e tij. Madje po punojnë që të largojnë disa futbollistë që nuk janë në planet e klubit në mënryë që të transferojnë talentin gjerman.
Kujtojmë se Wirtz ka kontratë të vlefshme me kampionët gjermanë deri në qershor të viti 2027 dhe tek Leverkusen është një pikë kyçe në formacionin e Xabi Alonsos.