Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Bayer Leverkusen mendon për sulmin, ylli algjerian në shënjestër

Shkruar nga NEWSPORT
Bayer Leverkusen mendon për sulmin, ylli algjerian në
Mohamed Amoura

Bayer Leverkusen është duke parë mundësin e përforcimit të skuadrës sidomos në repartin e sulmit. Ekipi gjerman që aktualisht mban vendin e dytë në Bundesligë do të futet fuqishëm në merkato për të negociuar me shumë lojtarë për t’i transferuar për sezonin e ardhshëm.

Mohamed Amoura i cili po shkëlqen në bundesligë duket se është vënë në shënjestrën e Bayer Leverkusen. Amoura aktualisht luan për Wolfsburgun si i huazuar nga Union St. Gilloise nga Belgjika. Kontrata aktuale me St.Gillouse përfundon në 2027.

Performaca e lojtarit është me shumë pritshmëri dhe kjo ka vënë në sulm ekipet europiane për të kërkuar shërbimet e tij.  9 gola në dhe 7 asiste janë tregues shumë i mirë që 24-vjecari të premtojë rezultate deçizive për skuadrën.

Ylli algjerian ka një mundësi të mirë për t’u bërë pjesë e një ekipi të madh si Bayer Leverkusen. Në muajt në vijim do të zbulohet më qartë nëse marrveshja do të vazhdojë të marrë formën e duhur për ta finalizuar këtë trasferim nga ku pritet që Bayer Leverkusen të paguj 50 milion euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga