
Aventura e Marco Rose në krye të Leipzig duket se është drejt fundit. Rezultatet e tij në krye të skuadrës janë mjaft zhgënjyese pasi, tashmë ndodhen në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit.
Humbja 2-1 ndaj Mainz duket se ka “trazuar” akomë më shumë ujërat dhe në Gjermani po flitet se në verë, saktësisht në fund të sezonit palët pritet të ndajnë rrugët mes tyre. Drejtuesit synojnë të jenë të përgatitur dhe që tanbi kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi.
Në listë kanë 3 emra potencialë si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e Leipzig në fund të sezonit. Erik ten Hag, Sebastian Hoeneß dhe Oliver Glasner po shqyrtohen nga drejtuesit dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.