
Abdelaziz Barrada
Lajm i trishtë për botën e sportit. Ish-lojtari i Olimpikut të Marsejës, Abdelaziz Barrada ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.
Konfirmimi ka mbërritur nga Maroku, kombëtare në të cilën ka luajtur dhe shkëlqyer në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2013.
Barrada ka ndërruar jetë pasi pësoi sulm në zemër, Barrada realizoi gjithsej 28 paraqitje dhe 4 gola kombëtaren marokene.
Përveç këtij kapitulli kombëtar, mesfushori me tipare sulmuese luajti për shumë klube në Francë, mes të cilave dhe PSG, por edhe në Spanjë, Turqi dhe në Gjirin Persik.
Poll