
Në verë do të vijë një edicion i ri i Kupës së Botës për Klube. Inter Miami i Lionel Messit do të marrë pjesë në këtë kompeticion, por nuk është e njëjta gjë për Cristiano Ronaldon dhe Al Nassr.
Këta të fundit nuk arritën dot të siguronin pjesëmarrjen në botërorin e klubeve, pasi ishte Al Hilal që siguroi pjesëmarrjen në këtë eveniment. Ajo që po mendojnë drejtuesit e Inter Miami ka shokuar të gjithë dashamirësit e futbollit në të gjithë botën.
Ekipi i Major Legua Soçer po mendon të transferojë Cristiano Ronaldon në ekip. Duke parë se kontrata e portugezit me Al Nassr skadon në fund të sezonit, ai në verë do të ishte një lojtar i lirë.
Inter Miami tashmë po mendon të firmosë me 40-vjeçarin vetëm për evenimentin e Kupës së Botës për Klube. Kjo do të bënte që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të luanin përkrah njëri-tjetrit.