
Përfaqësuesja e Brazilit nuk po kalon një moment të mirë. Në këto kushte, janë menduar ndryshime të shumta, të cilat do të fillojnë që nga pankina aty ku trajneri Dorival Junior pritet të shkarkohet.
Carlo Ancelotti vazhdon që të jetë emri i preferuar nga Federata Braziliane e Futbollit. Megjithatë, tekniku i Real Madrid është në mëdyshje, ku deri më tani nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.

Në krahun tjetër, Brazili nuk kërkon të humbasë kohë dhe ka “piketuar” trajnerin tjetër, në raste se dështon afrimi i Ancelotti.
Jorge Jesus është emri që po përflitet në zyrat e Federatës Braziliane. 70-vjeçari portugez momentalisht drejton Al-Hilal në Arabinë Saudite, teksa ka një eksperiencë të gjatë duke drejtuar edhe ekipe të tjera të njohura.
Jesus ka qenë edhe trajner i Braga, Befica, Sporting Lisobnë, Flamengo dhe Fenerbahce. Megjithatë, portugezi mbetet alternativë B.