Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tragjedi në fushën e blertë, humb jetën futbollisti 21-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedi në fushën e blertë, humb jetën futbollisti
shirit-vdekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi ku një futbollist 21-vjeçar ka ndërruar jetë pasi humbi ndjenjat në fushën e blertë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se futbollisti i Atromitos Piraeus, Alex Bangse, u rrëzua në fushë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

Ngjarja tragjike u regjistrua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Atromitos Piraeus – Ikaros Kallithea, në stadiumin Rentis. Mësohet se i riu u ndje keq në dhomat e zhveshjes dhe më pas u rrëzua pak minuta më vonë në fushë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekut të ndeshjes dhe anëtarëve të skuadrës, të cilët tentuan ta ringjallën, ndërsa u përdor edhe një defibrilator. Futbollisti 21-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë, me puls ende. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha ai fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë pas një ore.

Lajmi për vdekjen e tij tronditi publikun e futbollit, me miqtë, shokët e skuadrës dhe personazhet e sportit që shprehën trishtimin e tyre për humbjen e papritur të sportistit të ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga