
Dani Alves më në fund është liruar nga akuzat për sulm seksual, vendim ky i dhënë nga Gjykata e Lartë. Braziliani në këtë mënyrë fillon të shikojë dritë në fund të “tunelit”, teksa shpallet i pafajshëm.
Sipas “Sport” bëhet me dije se 3 gjyqtarët që u morën me këtë çështje kanë gjetur një sërë boshllëqesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash në fakte, me vendimin që u dha mëngjesin e ditës së sotme. Siç dihet Alves u dënua 4.5 vite me burg për përdhunim, pas një gjyqi që zgjati disa javë për të përfunduar.
Tashmë pas 14 muajsh të kaluar në paraburgim, braziliani është i lirë. Madje mësohet se Alvesh nga kjo ka kërkuar 1 milionë euro, por i është mohuar, pasi apeli i tij është ende në process.