
Humbja përballë Argjentinës ka ngritur alarm te përfaqësuesja e Brazilit. Së fundmi ka folur sulmuesi brazilian, Vinicius Jr. Ylli i Real Madrid shprehet se te kombëtarja e tij duhen shumë ndryshime. Ndër të tjera, Vini Jr shprehet se nuk dëshiron të humbasë një tjetër Botëror.
“Duhet të rimendojmë gjithçka. Shkuam në dhomat e zhveshjes dhe nuk kishte shumë për të folur. Le të mendojmë pak për atë që bëmë në fushë. Ne luajtëm shumë dobët dhe Argjentina bëri një paraqitje të shkëlqyer para tifozëve të saj.
Ne duhet të rimendojmë gjithçka që po bëjmë… nevojiten ndryshime. Unë luajta në një Botëror dhe e humba atë. Mungon dhe një vit nga Botërori i radhës dhe nuk dua të humbas edhe një tjetër”, është shprehur sulmuesi brazilian.