
Humbja e Brazilit ndaj Argjentinës me rezultatin 4-1 në kualifikueset e Kupës së Botës, rezulton fatale për trajnerin Dorival Junior. Ky i fundit nuk do të jetë më trajneri i 5 herë kampionëve të botës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kombëtarja e Brazilit përmes një komunikimi në faqen e tyre zyrtare. Dorival Junior dhe “Selessao” kanë ndarë rrugët dhe këta të fundit tashmë po punojnë për të gjetur një zëvendësues.
Një prej emrave më të përfolur për të marrë drejtimin e Brazilit është Carlo Ancelotti. Megjithatë, trajneri italian duhet të mbyllë më parë sezonin me Real Madrid përpara se të marrë drejtimin e Brazilit.
NOTA OFICIAL ????????
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) March 28, 2025
A Confederação Brasileira de Futebol informa que o técnico Dorival Júnior não comanda mais a Seleção Brasileira. A direção agradece ao profissional e deseja sucesso na continuidade de sua carreira. A partir de agora, a CBF vai trabalhar em busca do substituto.… pic.twitter.com/CVbTAOaYPQ