Yan Diomande
Yan Diomande me shumë mundësi do të largohet nga Leipzig që në merkaton e janarit. Sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ka rritur ndjeshëm interesin e Bayern Munich.
Këta të fundit janë gati që të paguajnë deri në 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Diomande. Tashmë mbetet në dorë të këtij të fundit, i cili duhet të vendosë mes Bayernit ose Premier League.
Këtë sezon, 19-vjeçari ka bërë mjaft mirë me Leipzig. Në 16 ndeshje që ka marrë pjesë, ai ia ka dalë që të shënojë 7 gola dhe të asistojë në 4 të tjerë.
Poll
