
Mohamed Salah
Neymar dhe Al Hilal ditën e djeshme ndërprenë mes tyre bashkëpunimin pas 2 vitesh. Skuadra nga Arabia Saudite nuk ka kohë ëpr të humbur dhe ka gjetur zëvendësuesin e brazilianit.
Kështu sipas mediave britanike i “piketuari” i arabëve është Mohamed Salah, i cili kohët e fundit është lidhur shumë me një largim të mundshëm nga Liverpool. Drejtuesit e Al Hilal janë të gatshëm të “derdhin” milionat për transferimin e egjiptianit.
Ende mes palëve nuk ka kontakte, por bisedimet pritet të nisin shumë shpejt. Në Arabi shpresojnë që sulmuesi të pranojë t’iu bashkohet, pasi për ta do të ishte një lëvizje mjaft e goditur, duke ditur edhe eksperiencën e egjiptianit.
Poll