
Simone Inzaghi gjate prezantimit te Al Hilal
Simone Inzaghi ka nisur menjëherë me punën te Al Hilal. Ish-timonieri i Interit tashmë u ka bërë të qartë drejtuesve edhe lojtarët që kërkon në merkato.
Kështu klubi arab është gati t’i plotësojë “dëshirën” italianit. I preferuari i tij është Victor Osimhen, i cili ka mbyllur sezonin e tij me Galatasarayn dhe rikthehet te Napoli.
Arabët nuk do të kursehen dhe tashmë është bërë gati çeku prej 75 milionë euro për të. Klubet do të nisin bisedimet mes tyre për arritjen e një marrëveshjeje, me 26-vjeçarin që nuk pritet të jetë pjesë e planeve të Antonio Contes.
Kujtojmë se sulmuesi në këtë sezon ka shënuar 37 gola në të gjitha kompeticionet. Në Turqi ishte një nga më të spikaturit.
Poll