
Jerome Boateng vazhdon që të jetë pa ekip që prej verës së shkuar, kohë kur mbylli bashkëpunimin me Olympique Lyon. Por tashmë mesa duket, “gjiganti” i mbrojtjes pritet t’i rikthehet futbollit të luajtur.
Sipas mediave italiane, Boateng është në bisedime me Salernitanën, për një transferim të mundshëm në Serie A. Klubi italian ka si qëllim kryesor mbijetesën dhe për ta arritur këtë objektiv i duhet eksperienca. Këtë të fundit, drejtuesit e italianëve shpresojnë ta gjejnë te mbrojtësi gjerman që ka shumë eksperiencë mbi shpatulla.
Klubi italian tashmë ka gjetur marrëveshjen me Boateng dhe ish-i bavarez pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Boateng do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit me Salernitanën.