
Jahmir Hyka bëri ndeshje të shkëlqyer me fanellën e Luzernës kundër Grasshopers, duke shënuar një gol dhe fitoi një penallti, gjithashtu dhuroi asist. Por, vlerësimi nuk ka munguar. Për fitoren e arritur kundër Grasshopers me rezultatin 4-3, Jahmir Hyka është shpërblyer nga e përditshmja zvicerane, duke e pozicionuar tiranasin në formacionin më të mirë të javës.
Luzern dhe Hyka kanë zhvilluar dy ndeshjet e para të kampionatit zviceran, ndërsa lojtari është vlerësuar edhe si futbollisti më në formë i Luzernës deri më sot. Sa i përket formacionit më të dobët, aty ka përfunduar shqiptari tjetër, Mërgim Brahimi, i cili luajti përballë Hykës.
https://www.youtube.com/watch?v=Gx4L659uOMg
Poll