Atëherë kur u duk se pritjes për të “ridebutuar” i kishte ardhur fundi, Armando Vajushi “tremb” Teutën.
Sulmuesi shkodran ishte ideuar në formacionin e durrsakëve për sfidën e sotme ndaj Kukësit, por debutimi i tij me fanellën e Teutës është shtyrë për një tjetër 90-të minutësh.
Sipas stafit mjekësor të klubit bregdetar, Vajushi nuk do të jetë i gatshëm për Bledi Shkëmbin ndaj verilindorëve, pasi gjuri i tij ka mbledhur ujë. Nuk dihet se sa do të jetë koha e rikuperimit të Vajushit, i cili pritet ta bëj debutimin në një moment të dytë.
Një problem që rishfaqet sërish te 27 vjeçari, i cili sezonet e fundit më shumë i ka kaluar në infermieri se sa në fushë.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.