
Edgar Çani u cilësua si blerja më e bujshme e kësaj merkatoje vere për Partizanin. Arritja e marrëveshjes e ishin e Kombëtares, gëzoi jo vetëm tifozët e kuq, por edhe drejtuesit e klubit, të cilët pritën në mënyrë të veçantë Çanin.
Partizani po zhvillon prej disa ditësh fazën përgatitore në Peruxhia të Italisë, kjo ka vënë në lëvizje ekipin, ku në sy ka rënë dhe blerja e bujshme. Ai është impenjuar maksimalisht në të gjitha seancat stërvitore duke u bërë pikë referimi për trajnerin Mark Iuliano.
Dëshira e madhe e italianit për të pasur Çanin lojtarin kryesor për sezonin e ri e ka nxitur këtë të fundit t'i kushtojë vëmendje të veçantë ishit të Kombëtares. Ai e njeh mjaft mirë terrenin në Itali, pasi ka luajtur në Serinë B, duke i lehtësuar punën vetes dhe krijuar imazh të mirë te tekniku italian.
Kujojmë, që të enjten Partizani do të luajë miqësoren e parë me Vastezen (17 gusht), ndërsa dy ditë më pas me Ternanën (19 gusht).