Teuta u mund me një gol nga Kairat Almaty në ndeshjen e parë të raundit të parë të Europa League në “Niko Dovana”. Durrsakët bënë lojë të mirë dhe kishin mundësi që jo vetëm ta mbyllnin ndeshjen në barazim, por pse jo të fitonin. Megjithatë, në këndvështrimin e përgjithshëm djemtë e drejtuar nga Julian Ahmataj nuk kishin fatin me vete.
[caption id="attachment_12146" align="alignleft" width="300"] Kapiteni i Teutës, Hodo, duke u përshëndetur me kapitenin e Kairat, Islamkhan[/caption]
Kapiteni Bledar Hodo nuk i trembet Kairatit, madje as rezultatit të ndeshjes së parë. Ai ka bindjen se do e kalojnë këtë skuadër dhe do të jenë në raundin e dytë. “Çfarë fati të kemi”, thotë fillimisht 30-vjeçari durrsak për “newsport.al”.
“Nuk kemi se çfarë të humbasim, ne do të japim maksimumin në Kazakistan. Mbi të gjitha do të bëjmë lojën tonë, sepse u pa që ne e dominuam kundërshtarin dhe u pa qartë që edhe fati nuk ishte me ne në këtë sfidë. Patëm përballë lojtarë të mëdhenj si Arshavin dhe Timoshuk, të cilët tregojnë dhe forcën monetare të kundërshtarit, por në futbollin e sotëm po luajte në grup mund çdo kundërshtar që ke përballë”, përfundon Hodo.
Teuta do të niset në datën 4 drejt Kazakistanit, aty ku do të ndeshjet me Kairat Almaty-n në datën 7 korrik në orën 16:45 ndërsa grupi është i plotë dhe nuk ka futbollistë të dëmtuar apo probleme të tjera që mund të shqetësojnë “Djemtë e Detit”.