Vllaznia ia doli të fitonte me rezultatin 3-0 kundër Shiroki Brijeg, duke u kualifikuar në këtë mënyrë në turin e dytë të Conference League. Kapiteni Erdenis Gurishta duket se ka qenë i bindur për suksesin e ekipit të tij. Këtë e tregon vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale ku shfaqet me gjyqtarët e takimit para nisjes së 90 minutave. Arbitri suedez Kaspar Sjoberg u tregonte rregullin e zhvlerësimit të golit në fushën kundërshtare.
"Kur arbitri thotë që me rregullin e ri, 2-0 shkon ndeshja në shtesë", shkruan fillimisht Gurishta. Ndërsa më tej mbrojtësi i linjës së djathtë vijon: "Ndërkohë që ti i thu që nuk do të ketë shtesa", përfundon ai duke treguar në këtë mënyrë se ç'kishte ndodhur në "Loro Boriçi" para takimit mes Vllaznisë dhe Shiroki Brijeg.
