
Paulo Dybala nuk po kalon ditë të mira, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në këtë mënyrë, shërimi do kërkojë kohën e saj. Të shumtë janë fansat juventin që komentojnë duke e pyetur për gjendjen e tij. Me anë të një postimi në Instagram, argjentinasi e thotë shkurt: "Jam mirë". Situata te Juventus është delikate, ku një pjesë e lojtarëve janë të prekur. Një pjesë tjetër kanë preferuar të largohen nga Italia për shkak të frikës.
Sa i përket rikthimit në stërvitje, akoma nuk ka një datë fikse.
Një gjë të tillë nuk e ka bërë akoma asnjë skuadër në Serie A.Në kushte të tilla, një punë të madhe e pret trajnerin e Juves, Sarri. Prioriteti kryesor për momentin është shëndeti, më pas do ketë kohë për lojën e luajtur.
Coronavirus po merr jetë njerëzish në Itali dhe shifrat janë të frikshme.