Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Besoj te fitorja ndaj Tiranës", Ndreu: "Lufta" vazhdon, stadium i Kastriotit është në përfundim

Shkruar nga NEWSPORT
"Besoj te fitorja ndaj Tiranës", Ndreu: "Lufta"

Kastrioti do të luajë ditën e nesërme në shtëpi ndaj Tiranës. Pas fitores kundër Skënderbeut pak ditë më parë, krutanët do të tentojnë një tjetër rezultat pozitiv. Ditën e sotme në konferencën për shtyp, trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu është shprehur se skuadra e tij do bëjë maksimumin ndaj Tiranës dhe ka besim se do të fitojnë.

"Lufta vazhdon, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në çdo ndeshje. Kampionati po bëhet më i vështirë, skuadrat që janë mbi ne duhet ta pranoj janë më cilësore dhe bëhen shumë agresive për të marrë pikët.  Luajmë në fushën tonë dhe mendoj se do të jemi në nivelin e atyre ndeshjeve të mira që kemi zhvilluar.

Ndeshjet po luhen nga dy në javë, kështu që është e domosdoshme të bëhen ndryshime në formacion për të ruajtur freskinë, duke u dhënë mundësi atyre që kanë luajtur më pak". 

Gjendja e skuadrës? "Të gjithë lojtarët janë në nivel të mirë, kemi me dy tri mungesa të vogla. Ata që do të aktivizohen, do të japin maksimumin. Përparësia jonë do të jetë vrapimi. Kemi lojtarë të rinj me energji dhe vrull, ndaj kam besim që në këtë ndeshje do të dalim me fitore".

Stadiumi? "Një çështje shumë e rëndësishme është ajo e stadiumit. Bashkiak në bashkëpunim me presidentin, i kanë bërë hapat e duhur dhe mendoj se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për të filluar punën. Me sa kemi dëgjuar, është në përfundim".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga