
Teksa të gjithë jemi duke komentuar supergolat e Jasir Asanit dhe Taulant Seferit, as ish-kryeministri Sali Berisha s’ka qëndruar pa dhënë mendimin e tij lidhur me lojën dhe fitoret e shënuara nga Kombëtarja.
Gjatë konferencës së përjavshme për gazetarët, duke lënë paksa anash situatën politike në vend, Berisha nga pozicioni i politikanit është vendosur në atë të “teknikut” duke analizuar “mësimet” që trajneri Sylvinho dhe paraardhësi i tij Edy Reja kanë dhënë për kombëtaren Shqiptare.
Sipas Berishës Reja ka qenë paksa nervoz dhe kjo ka ndikuar në performancën e tij, ndërsa Sylvinho ka arritur që të gjejë në mënyrën më të përsosur “kordat” e futbollistëve.
“Ne fakt unë kam vlerësimin më të lartë për këtë trajner i icili ja u ka gjetur. Po ti marrësh këta janë futbollistë të fortë, shumë të mirë. Reja mbase ishte pak nervoz, nuk e di nuk e kam ndjekur, por Sylvinho ja u ka gjetur kordat këtyre në mënyrën më të përsosur. Kam vlerësim shumë të madh për këtë. Ka vetat e formimit si futbollist. Këta futbollistë kanë qenë e më përpara, por Sylvinho po flet me rezultate”, tha Berisha.