Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Bëri për vete një stadium të tërë, flet Sokol Çikalleshi: Po bëj atë që di të bëj më mirë...

Shkruar nga NEWSPORT
Bëri për vete një stadium të tërë, flet Sokol

Sokol Çikalleshi po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin turk me skuadrën e Akhisarit. Ai ka arritur të shënojë 5 gola në 10 ndeshje, 2 në përballjen e fundit me Gaziantepsporin. Në një lidhje telefonike për Supersport, sulmuesi i kombëtares kuqezi ka deklaruar:

“Gëzimi është dyfish, sepse shënova dhe fitoi ekipi. Kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe shpresoj të vazhdojmë kështu, që të ngjitemi sa më lart ne klasifikim. Objektiv është vendi i shtatë.

Isha shumë mirë te Bashakshehiri, por vitin e dytë gjërat morën mbrapsht. Kur erdhi Adebajori shpresa për aktivizim u venit ndaj vendosa të shkoj te Akhisari për të treguar se cfarë është i aftë të bëjë Sokoli në kamionatin turk.

Kur erdha në fillim specialistët me thoshin që nëse do të mbijetosh në vitin e parë do ta kesh më të lehtë dhe kur i mendoj këto fjalë e kuptoj se kanë qenë të drejta.

Uroj që ne të gjithë lojtarët e sulmit të vazhdojmë kështu, duke shënuar sa më shumë, që të jemi në formë sa më të mirë për takimin me Izraelin".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga