
Domenico Berardi ishte një nga protagonistët e Italisë në fitoren 4-0 që siguruan ndaj Maltës, sfidë e vlefshme për Euro 2024. Sulmuesi i Sassuolos arriti të shënonte dy gola fantastik për “Axurrët”.
Pas kësaj ndeshje Berardi theksoi se Spalletti është një trajner që ka sjellë frymë pozitive në ekip dhe që tashmë po përgati një super skuadër.
“Është padyshim bukur që bëra dopietën sot, jam i lumtur. Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, ishim të fokusuar që në fillim. Trajneri e përgatiti në mënyrën më të mirë këtë sfidë. Ne ishim të përqendruar dhe kjo gjë u pa. Ne ende duhet të dëshmojmë se jemi ata që keni parë sot.
Lojtarët italian dhe bastet? Duhet ta lëmë pas atë që ndodhi, nuk na takon ne të gjykojmë. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe pastaj gjykojnë të tjerët.
Do të jetë një emocion i bukur, fituam Europianin në finalen ndaj Anglisë. Ne duhet të luajmë futbollin tonë dhe të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet që këtu e tutje”, ka theksuar sulmuesi.