
Belgjika që prej dështimit në Kupën e Botës është në kërkim të një timoneri të ri pas largimit të Roberto Martinez, i cili pikërisht sot është zyrtarizuar në krye të kombëtares së Portugalisë.
Prej javësh një sërë emrash janë lakuar si kandidatë për të marrë drejtimin e djajve, teksa në listën me emrat e përpiluar nga drejtuesit e Federatës Belge të Futbollit bën pjesë edhe ish-trajneri i Juventusit.
Bëhet fjalë për Andrea Pirlon, i cili raportohet nga mediat belge se ka dalë në skenë si një mundësi reale për të marrë në dorë çelësat e kombëtares. Vlen të theksohet se prej ditësh raportohet se ai që do të marrë drejtimin e Belgjikës është ish-kampioni i Botës, Thierry Henry, por akoma deri tani nuk ka asgjë zyrtare për këtë.