Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Befason Safet Gjici, i bën ftesë Bledi Shkëmbit për trajner te Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Befason Safet Gjici, i bën ftesë Bledi Shkëmbit për trajner

Safet Gjici ishte mbrëmë i pranishëm në mbrëmjen gala të zhvilluar nga klubi verilindor për titullin kampion të fituar për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar. Kreu i kuksianëve pati një lidhje direkte me Supersport, ku bëri një analizë të shkurtër për sezonin, por gjithashtu tregoi edhe planet për të ardhmen.

Gjici konfirmoi Gjokën edhe për Kupat e Europës dhe më pas tha: "Të shohim ç'do të ndodhë", duke lënë të nënkuptohet se tekniku kryeqytetas nuk është i paprekëshëm. Në këtë lidhje direkte në shenjë batute, presidenti i Kukësit ftoi Bledi Shkëmbin: "Ktheji sytë edhe nga ne. Ne i duam trajnerët e rinj", përfundoi Gjici.

Nuk është çudi nëse ish-kapiteni i korçarëve do të jetë në krye të verilindore, por befasuese është se si në një moment të tillë Safet Gjici mendon për trajnerin, në një kohë kur Ernest Gjoka ka bërë mjaft mirë te kampionët e rinj të Shqipërisë.  Tashmë duhet të presi se si do të rrjedhin ngjarjet në klubin e Kukësit, nga lëvizjet në pankinë deri në atë në organikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga