
Edon Zhegrova po kalon formën e jetës në Francë. Futbollisti i Kosovës po shkëlqen me fanellën e Lille duke dhuruar spektakël me cilësitë e tij dribluese. Dardani numëron 3 gola e 5 asiste në gjysmësezonin e parë duke fituar një vend si titullar absolut në formacion.
Vlera e tij në Transfermarkt ka kapur shifrën e 10 milionë eurove dhe merkato e janarit ka ndezur zëra për disa skuadra të interesuara. Sulmuesi 24-vjeçar ka zbuluar një prapaskenë merkatoje gjatë kohës kur ishte në Zvicër te Basel. Ai kishte refuzuar 2 oferta nga Napoli dhe Atalanta përpara se të shkonte te Lille.
“Kemi qenë në një restaurant me babin dhe menaxherin tim, Arbrin. Edhe më thotë Arbri, ki ofertë prej Napolit dhe Atalantas. I kam pas dy ofertat në tavolinë. Unë i kam thënë që dua të qëndroj në Basel. Nuk dua të shkoj në Napoli e Atalanta”, tha Zhegrova.