
Janë luajtur ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e shtatë të Superligës së Kosovës. Dukagjini ka befasuar Dritën teksa e ka mposhtur me rezultatin 2-1. Ndërkohë Prishtina ka barazuar 1-1 kundër Ulpianës në takimin e luajtur në stadiumin "Fadil Vokrri".
Në sfidën e parë ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Ajzerajn, por Dukagjini arriti të përmbyste shifrat në pjesën e dytë. Januzi realizoi në minutën e 49'-të, ndërsa Chibueze në të 87-tën. Pas këtij takimi, Dukagjini ndodhet në vendin e tetë me 6 pikë, kurse Drita në vendin e pestë me 11 pikë.
Poll