Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Bayern Munich “marroset” pas OSIMHEN, bavarezët ofrojnë yllin e skuadrës në këmbim

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich “marroset” pas OSIMHEN, bavarezët ofrojnë

Victor Osimhen ka “çmendur” çdo skuadër “bIG”. Paraqitjet e sulmuesit me Napolin këtë sezon kanë bërë që shumë ekipe të vihen pas shëbimeve të tij. Bayern Munich kërkon prej kohësh një sulmues që mund të zëvendësojë siç duhet Robert Leawandowskin. I preferuari i Thomas Tuchel është pikërisht nigeriani i napolitanëve.

Për të tentuar të prishin mendjen e presidentit të Napolit, De Laurentis, drejtuesit e klubit gjerman po mendojnë të ofrojnë para dhe kartonin e Sadio Mane. Mane erdhi me bujë të madhe te Bayern, por konflikti i tij me Sane dhe fakti që nuk është përshtatur ashtu siç pritej me skuadrën, bën tashmë që klubi të mendojë ta largojë gjatë merkatos së verës. Për të arritur te kartoni i Osimhen nuk do të jetë aspak e lehtë. De Laurentiis ka theksuar se kush dëshiron shërbimet e nigerianit, duhet të paguajë 150 milionë euro, një shifër tepër e lartë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga