Alexis Sanchez kërkohet me ngulm nga Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë kanë "shënjestruar" sulmuesin e Arsenalit si përforcimin e madh për merkaton e verës.
Por, trajneri i "topçinjve", Arsen Wenger ka bërë të qartë së fundmi se, Alexis Sanchez nuk do të shitet dhe se do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.
“Sanchez kurrë nuk dorëzohet. Ai do të jetë me ne edhe edicionin e ardhshëm sepse ka kontratë dhe shpresoj se do të arrijmë ta vazhdojmë atë", u shpreh Wenger për mediat angleze.
Poll
