Karl Heinz Rummenigge është tërhequr nga detyra e Shefit Ekzekutiv të Bayern Munich. Ish-legjenda e lojës prej 1991 ishte pjesë e strukturave të gjigantit gjerman, teksa ka dhënë dorëheqjen një vit më herët se të përfundonte kontratën.
Duket se 30 vitet në krye të klubit kanë bërë që Rummenigge të ndjejë lodhje, duke marrë para kohe pushimet. Me kontratën që I përfundonte në tetorin e 2022, edhe njëherë gjermani 65 vjeçar tregoi klas, duke I hapur rrugë ideve të reja. Një jetë te bavarezët edhe si futbollist, Rummenigge i ka lënë postin Oliver Kahn që do marrë detyrën prej ditës së sotme.
Poll
