Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Batha këshillon trajnerin e Partizanit për alkoolin, Gëzim Krasniqi: Do vijë doktori me peshore në aeroport në 5 të mëngjesit

Shkruar nga NEWSPORT
Batha këshillon trajnerin e Partizanit për alkoolin, Gëzim

Superiorja ka ulur siparin për këto 2 faza të para, teksa kampion dimri u shpall Kukësi. Lojtarët kanë marrë pushimet dhe u janë bashkuar familjeve të tyre. Megjithatë disa prej tyre po e kalojnë këto kohë me shokët e skuadrës, apo me trajnerët. Kështu ka ndodhur me Gëzim Krasniqin, i cili ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram. Qendërmbrojtësi i kuq shfaqet me trajnerin Sulejman Starova, drejtorin sportiv Genc Tomorri dhe drejtorin e përgjithshëm Edmond Haxhia.

Ata duken të lumtur në lokalin e Krasniqit në Qerret të Kavajës. Por, në këtë postim bie në sy komenti i Idi Bathës i cili shkruan: " O Shkëlqim kujdes thuj Bobit se kemi testet fizike. Mos abuzo shumë!" Ndërkohë që qendërmbrojtësi i kuq ia kthen: "Gjona të lehta. Bobi tha do vijë doktorri me peshore në aeroport në 5 të mëngjesit. Pa hyp në avion do na peshojë", përfundoi Krasniqi në formë batute me shokun e tij të skuadrës.

[gallery columns="1" size="full" ids="69415"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga