
Ka nisur sot java e parë e kampionatit të basketbollit për meshkuj për edicionin 2018-2019. Sfida e parë e zhvilluar ishte ajo mes Tiranës dhe Kamzës në pallatin e sportit "Farie Hoti" në kryeqytet.
Bardheblutë e kanë nisur mbarë duke triumfuar me vështirësi ndaj kamzalinjve me rezultatin 76-74, në një sfidë mjaft të luftuar deri në fund. Megjithatë dy pikët diferencë në fund u kanë dhënë bardhebluve fitoren, e cila ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e kampionatit.
Poll