Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona "kopjon" Real Madrid për stadiumin, katalanasit zhvendosën në një impiant me 6 mijë ulëse

Shkruar nga NEWSPORT

Barcelona "kopjon" Real Madrid dhe po mendon që të rregullojë stadiumin "Camp Nou". Edhe pse ka shumë probleme nga ana finaciare, presidenti Laporta është i bindur për projektin e tij dhe dëshiron që stadium të rimodelojë stadiumin. Punimet kanë nisur prej kohës edhe pse jo me një ritëm të lartë dhe Barça sezonin tjetër pritet t'i luajë ndeshjet në shtëpi në një stadium tjetër. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që sfidat pritëse t'I zhvillojnë në impiantin e sapondërtuar "Johan Cruff".

Ky është një stadium i vogël me 6 mijë ulëse dhe është i ndërtuar për skuadrën e femrave, por edhe akademinë e klubit. Duke parë punimet në "Camp Nou", Barcelona po mendon të luajë në këtë stadium dhe pritet që të shtojnë kapacitetin e ulësve për sezonin e ri, ndërsa do të jetë La Liga që do të vendosë nëse do pranojë që katalanasit të luajnë këtë impiant apo jo.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga