Jules Koundé mund të jetë i sakrifikuari te Barcelona në merkaton e ardhshme verore. Mbrojtësi francez mund të largohet nga “Camp Nou”, me drejtuesit katalanas që mendojnë të mbledhin disa para, duke parë edhe gjendjen jo të mirë të klubit.
Kounde është një lojtar i rëndësishëm për Barcelonën, por duke parë që për të ka interes dhe oferta të kënaqshme, 25-vjeçari mund të “flijohet”. Ekipet angleze që po presin pas dere për të “rrëmbyer” shërbimet e tij.
Manchester United është skuadra që ka interes serioz për të transferuar francezin në “Old Trafford”. Trajneri, Ten Hag është një adhurues i madh i Koundes. Barcelona në krahun tjetër pret një ofertë 60-70 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin.
Një shifër e madhe kjo, por për xhepat e “Djajve të Kuq” është e përballueshme. Edhe Chelsea ka hedhur sytë nga Kounde, por “Blutë e Londrës” nuk kanë bërë hapa konkrete.
[caption id="attachment_726499" align="alignnone" width="560"] Jules Kounde[/caption]