Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Barcelona, Chelsea, Juventus zbresin në fushë, derbi shqiptarësh në Serie A (NDESHJET E DITËS)

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona, Chelsea, Juventus zbresin në fushë, derbi shqiptarësh

Sa po e prisnim! Tashmë jemi futur në rutinën javore të kampionateve dhe ekipet elitare zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjet e tyre. Serie A hapi siparin ditën e djeshme me Napolin dhe Interin që fituan ndeshjet e tyre. Rradha nga ‘bigët’ është për Juventusin, Romën e Lazion që do të kërkojnë fitoret e para.

Roma e nis e para duke pritur në shtëpi Salernitanan në orën 18:30 ndërsa Lazio dhe Juventus sfidojnë në transfertë Leccen e Ramadanit dhe Udinesen, në orën 20:45. Një derbi shqiptarësh do të kemi që në javën e parë teksa Bajrami dhe Gjimshiti përplasen në Sassuolo – Atalanta në orën 18:30.

Në Premier League Aston Villa – Everton hap ditën në orën 15:00 ndërsa një derbi londinez mes West Ham dhe Chelsea do të kemi në orën 17:30. Në Spanjë, Barcelona pret Cadiz në shtëpi në orën 19:30 për të kërkuar fitoren e parë pas barazimit pa gola me Getafen. E diela do të mbyllet me një ndeshje mjaft interesante si ajo mes Betis dhe Atletico Madrid në orën 21:30.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga