Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Barça nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Amrabat, katalanasit i ofrojnë Fiorentinës ish-lojtarin e Milan

Shkruar nga NEWSPORT
Barça nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Amrabat,

Barcelona ëhstë një nga ekipet që kërkon të përforcojë skuadrën me element cilësorë. Sofyan Amrabat është një nga futbollistët që në Katar 2022 shkëlqeu me fanelën e Marokut.

Edhe në merkaton e janari Barça e tentoi transferimin e tij në “Camp Nou” por për disa arsye ky operacion nuk u kompletua. Pavarëisht gjithçkaje, katalanasit nuk kanë ndërmend të heqin dotë nga marokeni i Fiorentinës.

Për të arritur në finalizimin e këtij operacioni, drejtuesit janë gati t’i ofrojnë skuadrës italiane edhe shërbimet e ish-mesfushorit të Milan. Franck Kessie nuk ka gjetur vetëm në La Liga me fanelën e Barçës dhe largimi i tij gjatë verës duket i pashmangshëm.

Nga ana tjetër Fiorentina po përpiqet për të bindur lojtarin për të rinovuar kontratën ku do të vendoste edhe një klauzolë largimi, në mënyrë që skuadra vjollcë të përfitojë nga shitja e tij. Mbetet të presim se cila do të jetë e ardhmja e Amrabat dhe nëse Fiorentina do të pranojë propozimin e Barçës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga