
Teuta dhe Kukësi barazuan 0-0 për javën e katërt në Superligë. Pasditen e së premtes në “Niko Dovana”, dy skuadrat kanë ndarë pikët, në një ndeshje që ka qenë me raste dhe e luftuar.
Pjesa e parë ka folur më shumë për vendasit e Shkëmbit, me trajnerin korçar që merr pikë në rikthimin te Teuta. Në minutën e 45 të ndeshjes, Kukësi mbetet me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Ferreira.
Tanimë pas dy humbjeve, Gega rikthehet të marrë pikë me Kukësin e tij, duke shkuar në kuotën e dy pikëve, teksa sërish gjenden të fundit. Teuta me tre pikë qëndron në vendin e parafundit. Pas ndeshjes, trajneri Skënder Gega u "përplas" me arbitrin, Ferataj i tregoi kartonin e kuq.
Pas ndeshjes për Oversport foli kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi.
“Ishte një ndeshje shumë e luftuar, kishim shanse. U penalizuam nga i kuqi. Më pas u motivuam.
Tensioni në ekip – Vjen për shkak të rezultatit, çdo gjë që ndodh në fushë mbetet aty. Më pas ne jemi shokë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha Taipi.