Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Barazimi në derbi shoqërohet me “gosti”, te Tirana festohet pika që i afron me titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT

Një ndeshje derbi luhet për t’u fituar. Mirëpo ka dhe nga ato raste ku një skuadre nuk do t’i shkonte keq aspak edhe barazimi. E tillë ishte sfida e mbrëmshme mes Tiranës dhe Partizanit ku bardheblutë arritën të barazonin me golin e Deliut dhe të merrnin një pikë që i mban sërish në krye +2 nga rivalët e kuq.

Një barazim me shije fitoreje për kampionët aktual e cila nuk kishte sesi të mos shoqërohej me një darkë sëbashku. Lojtarë si Abazaj, Lushkja, Aleksi, vetë golashënuesi Deliu, Gjumsi, Berisha, Hila, Tafa të shoqëruar edhe nga mjekët e skuadrës, Voci, Maqellari dhe Kastrati kanë darkuar pas sfidës në një nga restorantet e qytetit.

Një darkë që sigurisht u ka shijuar së tepërmi bardhebluve.

[caption id="attachment_693083" align="alignnone" width="515"] Lojtaret dhe mjeket e Tiranes darkojne pas derbit me Partizanin[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga