Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Barazimi me Parmën, Ronaldo: Nuk ka vend për panik, Juventusi ekipi më i mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi me Parmën, Ronaldo: Nuk ka vend për panik, Juventusi ekipi

Një barazim dhe një humbje, për më tepër eliminim nga Kupa e Italisë, janë shumë për një skuadër si Juventusi, që kërkon të fitojë gjithçka në një vit kalendarik.

Bardhezinjtë ka pësuar 6 gola në dy ndeshjet e fundit, duke treguar dobësitë në mbrojtje. Megjithatë, kjo formë negative nuk e shqetëson aspak yllin e kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo, që pas barazimit 3-3 ndaj Parmës këmbënguli se nuk ka vend për tu shqetësuar.

"Ky është futbolli. Jam i lumtur për golat, por jo rezultatin. Parma priti që ne të bëjmë një gabim dhe të na godasin. Unë nuk mendoj se ka të bëjë me nivelet e stërvitjes ose trajnime shtesë. Ky është vetëm futboll, të gjithë e shikojnë Juventusin sepse ne jemi ekipi më i mirë dhe ata përpiqen të studiojnë mënyrat për të rrahur ne. Por vetëm duhet të qëndrojmë të qetë. Ne nuk jemi të shqetësuar, pasi kemi besim në ekip, në teknikën tonë, Traineri ynë dhe stafi. Mos u shqetësoni."-tha Ronaldo për DAZN.

Me dy golat e realizuar ndaj Veronës, Ronaldo ngjitet në krye e golashënuesve të Seria A, në kuotën e 17 golave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga