Shqipëria barazoi 1-1 mbrëmë kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Një sfidë mjaft e rëndësishme për tanët që bënë një lojë të mrekullueshme kundër një rivali direkt si çekët.
Ndeshja u transmetua nga TV Klan dhe nga Supersport, përkatësisht nën komentin e Alban Xhihanit dhe Ylli Agës. Ky i fundit nuk u përmbajt te goli duke gëzuar për “perlën” e Nedim Bajramit.
Dhe si për të shtuar emocionet më shumë në prag të ndeshjes me Poloninë, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur pikërisht të postojë golin në kanalin zyrtar me komentin e Ylli Agës.