Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Balotelli telefonatë Milanit: Jam gati të jem zëvëndësuesi i Giroud

Shkruar nga NEWSPORT
Balotelli telefonatë Milanit: Jam gati të jem

Milani ka mbetur gjithmonë në zemrën e Mario Balotellit. ‘SuperMario’ nuk ka reshtur asnjëherë së dashuruari ngjyrat kuq e zi që e kanë shoqëruar që në fëmijëri. Sulmuesi italian arriti të përmbushë ëndrrën e tij për të veshur atë fanellë në sezonin 2013-14 duke shënuar 26 gola në 43 ndeshje përpara se të bënte një rikthim të shkurtër në sezonin 2015-16 me 20 paraqitje dhe vetëm një gol.

Tashmë ai luan me Adana Demirspor në Turqi, megjithatë i hapi rrugën një rikthimi të mundshëm në Milano në një intervistë të dhënë për  TvPlay. Balotelli foli për mungesën e një zëvëndësuesi të Giroud duke u vetëkandiduar nëse kuqezinjtë kishin nevojë.

“A kishim nevojë për një lojtar më të ri? Ja ku jam (qesh). Problemi i Milanit është se lojtarët e rinj që vijnë duhet të përballen me San Siro që nuk është një stadium si të tjerët, ka nevojë për lojtarë me personalitet."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga