Ballkani do të luajë nesër në 18:45 kundër Viktoria Plzën në “Air Albania”. Klubi suharekas e provon për herë të parë stadiumin më modern në Shqipëri. Kjo gjë nuk vlen për të gjithë.
Kjo pasi lojtarë si Lorenc Trashi, Marsel Ismajlgeci dhe Vesel Limaj kanë lënë gjurmë më parë aty. Bashkë me Ilir Dajën në krye, ato janë eksperienca e nevojshme që i duhet Ballkanit.
Kujtojmë se ndeshja është e vlefshme për raundin e pestë në Conference League dhe fitorja kundër çekëve do ishte shtysë e madhe për kualifikimin më tej. Viktoria Plzen në anën tjetër luan për statistika, pasi e ka siguruar kualifikimin.
Poll