Janë luajtur 3 ndeshjet e para të javës së 27-të në Superligën e Kosovës ku vëmendja kryesore ishte te kryendeshja Ballkani – Gjilani. Ekipi i Ilir Dajës fitoi me rezultatin e pastër 2-0 me golat e Meriton Korenicës dhe Albion Rrahmanit duke u rikthyer kështu te tre pikët që e dërgojnë në vendin e parë me 54 pikë, 2 më shumë se Drita që ka një ndeshje për të luajtur nesër ndaj Drenicës.
Fitore gjeti edhe Prishtina e cila Trepça ’89 me rezultatin 4-1 duke shkuar në kuotën e 38 pikëve në vendin e katërt, 2 pikë më pak se Gjilani. Në ndeshjen tjetër, Llapi fitoi minimalisht me Malishevën.
Poll